Shkolla Teknike Pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër krahas mësimit në shkollë zhvillon edhe praktika në terren, ku ditën e sotme një grup nxënësish të kësaj shkolle ishin në malin e Taraboshit për grumbullimin e bimëve mjekësore dhe medicinale.
Këto praktika janë të rëndësishme thotë mësuesi i praktikës Kolë Martini.
Shkolla pyjore “Kolë Margjini” ofron 2 drejtime atë pyjor dhe përpunim druri. Nxënësit të cilët regjistrohen në shkollën profesionale të pyjeve automatikisht fitojnë edhe një bursë studimi prej 70 mijë lekësh të vjetra.
/rtsh.al/