RTSH 24 Live

Kronika

Numri i votuesve me kartë të skaduar identiteti, kreu i KQZ kërkon informacion nga Gjendja Civile

23/02/2021

Numri i votuesve me kartë të skaduar identiteti, kreu i KQZ kërkon informacion nga Gjendja Civile

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar sot një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ku i kërkon informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.
Në kërkesën zyrtare, Celibashi kërkon informacion mbi numrin e votuesve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës.
“Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votuesve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do t’i ktheni përgjigje kësaj kërkese. Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 prill 2021”, thuhet në kërkesën e drejtuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Celibashi.