RTSH 24 Live

Teknologji

Nobeli në fizikë, tre shkencëtarë u vlerësuan me çmim për studimin e vrimave të zeza

06/10/2020

Nobeli në fizikë, tre shkencëtarë u vlerësuan me çmim për studimin e vrimave të zeza
nobel ne fizik 2020

Tre shkencëtarë janë vlerësuar me Çmimin Nobel 2020 në Fizikë për punën për të kuptuar vrimat e zeza në hapësirë. Britaniku Roger Penrose, gjermani Reinhard Genzel dhe dhe amerikania Andrea Ghez u shpallën fituesit e këtij viti në një konferencë shtypi në Stokholm të Suedisë. Fituesit do të ndajnë vlerën prej 10 milion korona  suedeze (ose rreth 1,1 milion dollarë, 950,000 euro) të çmimit.

David Haviland, kryetar i komitetit të çmimit të fizikës, tha se çmimi i këtij viti “manifeston një nga objektet më ekzotike në Univers”. Vrimat e zeza janë rajone të hapësirës ku graviteti është aq i fortë sa as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre. Fizikani i lindur në Mbretërinë e Bashkuar Roger Penrose demonstroi se vrimat e zeza ishin një pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit. Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez siguruan provat më bindëse deri më sot të një vrime të zezë super masive në qendër të galaktikës sonë, Rruga e Qumështit. Ata zbuluan se ky objekt i madh, i njohur si Shigjetari A *, ishte duke u përplasur me shtëllungat e yjeve që rrotulloheshin rreth tij. Reinhard Genzel, nga Instituti Max Planck për Fizikë Jashtë planetare në Garching, Gjermani dhe Ghez përdorën teleskopët më të mëdhenj në botë për të parë përmes reve të mëdha të gazit ndëryjor në qendër të Rrugës së Qumështit.

Zbulimi i tyre shtriu kufijtë e teknologjisë dhe atyre iu desh të zhvillonin teknika të reja për të kompensuar shtrembërimet e vëzhgimeve të tyre të shkaktuara nga atmosfera e Tokës.  Industrialisti dhe kimisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, në 1895 – një vit para vdekjes. Ditën e enjte pritet të ndahen çmimet Nobel në letërsi.