Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) paralajmëroi se një stuhi “e fuqishme” gjeomagnetike mund të ndodhë si rezultat i një shpërthimi në Diell, gjë që mund të çaktivizojë përkohësisht termocentralet dhe sinjalet e radios.
Sipas lajmit të CBS News, NOAA ka lëshuar një paralajmërim për stuhinë gjeomagnetike që mund të ndodhin të enjten dhe të premten si pasojë e një shpërthimi në Diell, më 8 tetor.
Në deklaratë thuhet se një shpërthim u zbulua në Diell dhe stuhia gjeomagnetike që rezultoi mund të çaktivizojë përkohësisht sinjalet e radios dhe termocentralet.
Më tej në deklaratë bëhet thirrje që të merren masa në termocentralet dhe anijet kozmike në hapësirë. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (FEMA) gjithashtu është informuar rreth ndikimeve të stuhisë gjeomagnetike.
Në deklaratë thuhet se stuhia gjeomagnetike nuk do të jetë më e fuqishme se në maj, dhe Dritat Veriore (Aurora Borealis) mund të shihen në disa pjesë të SHBA-së.
/ rtsh.al /