RTSH 24 Live

Botë

Një person hap derën e avionit në Korenë e Jugut, shpëtojnë mrekullisht 194 pasagjerët

26/05/2023

Një person hap derën e avionit në Korenë e Jugut, shpëtojnë mrekullisht 194 pasagjerët

Një person është arrestuar pasi hapi derën e emergjencës së avionit të Asiana Airlinës ndërkohë që mjeti po ulej në aeroportin ndërkombëtar Daegu në Korenë e jugut.

Të 194 pasagjerët në bord të tij mbijetuan, por gjysma e tyre patën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital.

Agresor, një burrë i në të 30-at, u arrestua nga policia.

Mes pasagjerëve ishin edhe disa fëmijë të moshës shkollore të cilët po shkonin në një aktivitet sportive që mbahet këtë fundjavë. Një nga prindërit u shpreh për agjencinë e lajmve koreanojugore Yonhap se fëmijët ishin tmerruar dhe qanin.

Asiana Airlines bëri të ditur se polica ka ndërmarrë një hetim për incidentin.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/