RTSH 24 Live

Kosovë

Një grua në Podujeva lind katërnjak, nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore

03/04/2024

Një grua në Podujeva lind katërnjak, nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore

Një nënë nga Podujeva ka lindur këtë të mërkurë katërnjakë. Në një postim në rrjetet sociale të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, thuhet se nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.

“Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Gazetar: A. Mata

/RTSH/