RTSH 24 Live

Sociale

Një ditë në fshatin Lugar të Dropullit

05/04/2021

Një ditë në fshatin Lugar të Dropullit

Një ditë pranvere, nëse shkon në fshatin Lugar të bashkisë së Dropullit, banorët i gjen nëpër oborret e shtëpive të tyre duke punuar më punët e stinës, e duke mbjellë tokat që kanë rreth shtëpive. Ata janë tepër të dashur dhe menjëherë sapo mbrrijmë në fshatin e tyre, na mirëpresin. Na tregojnë se në Lugar dikur ka patur shumë familje ndërsa tani kanë ngelur aty jo më shumë se 20 banorë.   

“Këtu në fshat jeta është shumë e qetë. Nuk kemi mgelur shumë banorë vetëm 20 persona jemi.Në kohën e mëparshme kishte më shumë familje.Merrëshin me blegtori e me bujqësi. Tani pak familje ka që mbajnë blegtori dhe pak që mbjellin tokat.Shumica janë larguar në mërgim dhe me të ardhurat që fitojnë aty mbajnë familjet e tyre” , shprehet një banore

“Dita këtu është e qetë.Ngrihemi në mengjes dhe merremi me punët e stinës. Mbjellim qepët, hudhrat dhe merremi me kopshtet që kemi në obor”, shprehet një tjetër banore

Disa duket se i mbajnë familjet me mërgimin në fshatin Lugar e disa të tjerë i mbajnë me blegtorinë e bujqësinë.