RTSH 24 Live

Politikë

Nismat ligjvënëse, Celibashi miraton fletën tip të mbledhjes së nënshkrimeve

29/03/2024

Nismat ligjvënëse, Celibashi miraton fletën tip të mbledhjes së nënshkrimeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të premten fletën tip të mbledhjes së nënshkrimeve për nismën ligjvënëse për shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, nga Komiteti Përfaqësues i nismës ligjvënëse të përbërë nga Kristaq Kume, Olta Qevjani, Linert Lirëza, Mirjam Reçi, për propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve duhet të realizohet brenda 3 muajve nga vendimmarrja e Komisionerit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Me kërkesë të palës së interesuar u shty shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues, Kristian Luigj Shkreli, kryetar bashkie në Bashkinë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë.

/rtsh.al/