RTSH 24 Live

Ekonomi

Nisin përgatitjet për mbjelljen e bimëve - Specialistët rekomandojnë spërkatjen e pemëve

23/02/2024

Nisin përgatitjet për mbjelljen e bimëve - Specialistët rekomandojnë spërkatjen e pemëve

Ndodhemi në periudhën ku fermerët bëhen gati për mbjelljet e reja, por nga ana tjetër, kushtet e motit favorizojnë shfaqjen e sëmundjeve apo të dëmtuesve të ndryshëm. Për të siguruar një ecuri sa më të mirë të proceseve biologjike të bimëve fermerët, duhet të konsultohen me specialistët, sidomos, për sa i përket procesit të spërkatjes në vreshtari, arrore dhe agrume.

Tashme ndodhemi ne përudhen ku fermerët nisin përgatitjet për mbjelljen e kulturave perimore dhe kujdesin për fruta kulturat e ndryshme si vreshtari ,agrume arroret etj… specialistet e bujqësisë pohojnë se kujdesi këtë vit nga ana e fermerëve duhet te jete shume i lartë për të shmangur dëmtimet qe patën vitin e kaluar, dhe te ndjekin me përpikëri këshillat e specialistëve për te mos pasur dëmtime dhe rendiment të ulët në prodhim.’  

 Agronomi Fejzo Xhanari thotë se nisur nga viti i kaluar ku sektori i bujqësisë pati dëmtime madhore të prodhimit për tëe shmangur të njëjtën situatë këtë vit duhet që fermerët të nisin që tani kujdesin për të mbjellat dhe kulturat frutore.

 Sipas tij, fermerët duhet të kryejnë spërkatjet në intervalet e caktuara kohore për shmangien e sëmundjeve që kanë filluar të shfaqen në vreshtari, arrore dhe agrume.

Nga të dhënat në sektorin e bujqësisë vitet e fundit në Gjirokastër janë shtuar sipërfaqet e mbjella me frutikultura të ndryshme si arror, ullishte dhe agrume.

Gazetare: Enkeleda Domeri, Gjirokastër

/rtsh.al/