RTSH 24 Live

Kulturë

Nisin karnavalet në Shkodër - Dita e parë u zhvendos në teatrin “Migjeni” për shkak të motit

23/02/2024

Nisin karnavalet në Shkodër - Dita e parë u zhvendos në teatrin “Migjeni” për shkak të motit

Shkodra nisi edhe për këtë vit festimet tradicionale të Karnavaleve. Të parët që i çelën ato ishin fëmijët që mbanin veshur maskat shumëngjyrëshe dhe kostumet e larmishme.

Rrugët e Shkodrës n’Karnaval është sllogani i këtij viti por shiu pengoi zhvillimin e tyre në mjedis të hapur. Teatri Migjeni hapi dyert për të mirëpritur performancat artistike të përgatitura nga kopshtet dhe shkollat 9-vjeçare të qytetit.

“Atmosferë e mrekullueshme, fëmijët po kënaqen dhe jo vetëm fëmijët por edhe ne. Kjo është tamam festë shkodrane”, tha aktorja Drande Xhaj.

Karnavalet në qytetin e Shkodrës i përkasin një tradite të hershme. Festimi i tyre mendohet të ketë nisur që në vitin 1860. Në këtë vit organizimi i tyre do të zgjasë tre ditë.

/RTSH/