Që prej të martës ka nisur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dropull 2023” .
Në konkurim janë 40 filma kryesisht të regjisorëve nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia.
Ata po projektohen në amfiteatrin e Sofratikës, në Adrianopol, aty ku 2000 vjet më parë kanë interpretuar poetët, filozofët, oratorët dhe janë luajtur dramat e tragjeditë e mëdha të kohës.
Në festivalin e Dropullit konkurojnë filma të metrazhit të shkurtër. Ata janë realizuar nga regjisorë të rinj e sjellin tematika të përditshmërisë. Në qendër të tyre është forca njerëzore për të mbijetuar.
Festivali është një maratonë 4-ditore jo thjesht e filmit, por edhe artit pamor, vizatimit, muzikës, zakoneve e jetës lokale.
/ rtsh. al /