Me nisjen e faturimit të abonentëve sipas kategorisë së konsumit të energjisë elektrike, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një inspektim për të parë në terren procesin e matjes.
Risi sa i perket procesit te matjes do te jete fotografimi i matesit dhe gjeolokacionj i faturistit.
Znj. Balluku shpjegoi mënyrën se si do të aplikohet faturimi sipas kategorive.
"Kemi një numër shumë të madh familjarët të cilët konsumojnë deri në 700 kWh, pra mbi 1 milion. Është hera e parë që do të aplikojmë këtë kategori, 700 kWh me 8,5 lekë për kilovat-orë dhe nëse bëhet 701 kthehet çmimi që ka qenë, 9,5 lekë për kilovat-orë"
Me qellim rritjen e transparencën dhe saktësinë, zv.kryeministrja bëri të ditur se matja e energjisë do të bëhet brenda një periudhe 8-ditore dhe çdo 30 ditë, pa përfshirë ditë nga muaji pasardhës.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/