Reperja amerikane Nicki Minaj është arrestuar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit në Holandë, sipas raportimeve të mediave locale, bën të ditur BBC.
Minaj ka filmuar një pjesë të takimit të saj me policinë, duke e postuar në rrjetet sociale.
Në video duket se një oficer policie i thotë Minajt: “Je e arrestuar”.
Një zëdhënës i policisë holandeze, Robert van Kapel, tha për NBC News: “Ne mund të konfirmojmë se kemi arrestuar një grua 41-vjeçare amerikane në aeroportin Schiphol për shkak të posedimit të drogave të lehta”, pa përmendur emrin e gruas në fjalë.
Një deklaratë e dhënë për agjencinë AP nga policia holandeze konfirmoi se gruaja u arrestua të shtunën në mbrëmje.
Ylli i muzikës ka postuar një sërë mesazhesh në X me sa duket në lidhje me incidentin. “Më morën bagazhin pa pëlqimin tim”, ka shkruar ajo në një status. Në një tjetër ajo shtoi: "Ky është Amsterdam ku barërat e këqija janë të ligjshme," duke përdorur një term bisedor për drogën kanabis.
Artistja thuhet se po përgatitej të fluturonte për në Mançester për një koncert të shtunën në mbrëmje.
Dyert e koncertit u hapën vonë të shtunën, megjithëse ishte e paqartë nëse koncerti do të vazhdonte siç ishte planifikuar.
Sipas BBC
/ rtsh.al /