RTSH 24 Live

Sociale

Nga Massachusetts drejt Shqipërisë, amerikani që studion për doktoraturë mbi turizmin në vendin tonë

29/05/2024

Nga Massachusetts drejt Shqipërisë, amerikani që studion për doktoraturë mbi turizmin në vendin tonë

Turizmi shqiptar është bërë edhe objekt i studimeve të kërkuesve të huaj. Një turist Amerikan i apasionuar pas alpeve, folklorit, historisë dhe traditave të vendit tone, ka rrëfyer rreth përshtypjeve të tij, gjatë  vizitës në veriun e Shqipërisë.

Unë quhem David, vij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Massachusetts. Per momentin po studioj për doktoraturën e përqendruar në turizmin e Shqipërisë.

Hera e parë që erdha këtu ishte ne 2017 në Curraj të Epërm.

Eca vetëm sepse kisha dëgjuar për disa shtegje që të qonin lart ku mund të shikoje diçka ndryshe në Shqipëri. Kështu shkova atje dhe nuk e dija çfarë më priste. Mbaj mend kur dola nga mali/pylli ishte dikush me kalë dhe me fishkëlleu dhe me dërgoi në shtëpinë e tij ku më ofroi raki, më ofroi një rehati të cilën nuk e kisha parë në asnjë vend tjetër .

Është hera e pestë që vij këtu dhe kthehem herë pas herë sepse më pëlqen, natyra, alpet, lumenjtë dhe gjithçka që shikohet. Në shumë vende turistike ku unë ka shkuar jam përball me gjera jo reale, nuk i ndjeja ndërsa këtu që herën e parë u përballa më një mikpritje të jashtzakonshme.

Në 2019 kam ardhur përsëri me disa miq të mi, ku kam kaluar jashtëzakonisht mirë, ata u shprehën të mahnitur dhe kanë dëshirë të vijnë përsëri këtu. Në Curraj kam krijuar dhe shoqëri me një prej banorëve këtu që quhet Lushi, të cilin e takoj çdo herë që vij këtu“, shprehet ai.

Si ky rast në Shqipëri janë të shumtë turistët që vijnë dhe përballen me një mikpritje dhe komoditet saqë i shtynë ata të mendojnë që vizita e tyre te zgjasë më shumë sa e kishin planifikuar.

/rtsh.al/