RTSH 24 Live

Politikë

Neza: Propozimi i Gjylametit, i pafajshëm politikisht. Tërheqja e sforcuar

09/04/2024

Neza: Propozimi i Gjylametit, i pafajshëm politikisht. Tërheqja e sforcuar

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, komentoi se propozimi i deputetes socialiste Blerina Gjylametit që, Berisha të shkonte në komisionin hetimor për TIMS-in ishte i drejtë, i pafajshëm politikisht, ndërsa tërheqja më pas nga ana e saj ishte e sforcuar.

“Propozimi ishte serioz, i drejtë dhe i duhuri në mbledhjen e komisionit. Kërkoi thirrjen e të gjithë zinxhirit që nga momenti kur filloi TIMS-i. Por ky propozim sjell implikime të tjera që do të thotë se Berisha vjen në Kuvend dhe në këtë mënyrë prishet skenari. Politika nëse do ishte e drejtë dhe transparente, bën të qartë se propozimi ha logjikë. Por politika nuk funksionon kështu. Propozimi saj ishte i pafajshëm dhe i drejtë, por që prishi balancat. Nxori zbuluar dhe skenarin që ta mbajnë Berishën larg Kuvendit. Ishte e sforcuar tërheqja e saj. Ajo duhet të ketë ngrënë dush të ftohtë.”, tha Neza.   

/rtsh.al/