RTSH 24 Live

Politikë

Caka: Ja pse u bë riorganizimi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e kishte me Kryemadhin

29/04/2024

Caka: Ja pse u bë riorganizimi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e kishte me Kryemadhin

Sekretarja për marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ishte e ftuar sot në emisionin “Ekspres” të moderuar nga gazetari Nolian Lole.

Gjatë intervistës në studio Caka u shpreh se, Konventa e PL-së e mbajtur së fundit ishte një  veprim, një ide apo dhe një vizion për atje ku do dojë të shkojë PL-ja për 20 vitet e ardhshme.

Arsyeja për të bërë ndryshime të thella në strukturat tona, deklaroi ajo, lindi si nevojë për ti dhënë një tjetër energji dhe dinamik strukturave që të jenë me efektive përballë kësaj qeverie të korruptuar por dhe ti paraprijmë fushatës elektorale.

“Me statutin e ri të partisë një pjesë e mirë e strukturave janë ndryshuar, kuptohet që do ti shkojë vlerësimit t gjykatës më pas, kanë të bëjnë me një drejtim të ri që i shërben një dinamike të madhe. Këto ndryshime i paraprijnë zhvillimeve që lidhen me atë që ne e konsiderojmë si një vit zgjedhor.  Por dhe për faktin që jetojmë në një regjim kriminel ka nevojë për një  lëvizje shumë të shpejt të strukturave të partisë që janë gjithmonë dhe më efektive , gjithmonë dhe më të shpejta në veprimtarinë e tyre me njerëz që veprojnë, pa njerëz që flenë apo njerëz që bëjnë sikur punojnë”, tha Caka

Sakaq ajo deklaroi se në çdo parti ka funksionar që kanë dëshirë për të bërë shumë gjera  por nuk e menaxhojnë dot pozicionet që ata marrin.

“Ka të tjerë që dinë ta bëjnë por nuk duan ta bëjnë por ka dhe nga ata njerëz që dinë dhe duan ta bëjnë”.

E pyetur nga moderatori që  këto zhvillime u dukën sikur gjithçka u kufizua në disa emra konkret sikurse janë; znj. Kryemadhi, znj. Guri, apo z. Braimllari,etj,  Caka u shpreh se, “ zhvillimet brenda PL-së nuk kanë të bëjnë fare me këtë gjë.  

“Në Konventën e PL-së u zgjodh Presidenti dhe Zv. Presidentja e partisë që është një votë e deleguar dhe përfaqësuar nga gjithë anëtarët me të drejtë vote. Ndërsa për sekretar të Përgjithshëm do të jetë një votë me PO ose me Jo dhe në dijeninë time nuk ka asnjë kandidat alternativë, por shtohet si pozicion Zv. Sekretar i Përgjithshëm.  Gjithashtu një zhvillim i ri për PL-në është dhe heqja si pozicion politik e Nënkryetarëve dhe gjithashtu janë shtuar shumë sekretariate politike që do merren më ndjekjen e problematikave të ndryshme.   Të gjitha këto ndryshime do të bëjnë PL-në me vitale dhe do jetë më organizuar jo vetëm në strukturat e saj por kudo në teren ku ajo do të jetë për të ushtruar veprimtarinë e saj politike“ deklaroi ajo.

Sipas Silva Caka, të gjithë departamentet po riorganizohen ku dhe do të ketë drejtues që do të zëvendësohen apo që do të marrin role të tjera dhe më shumë të rëndësishme.  Në këtë sistem të matjes që e kemi quajtur ne, do të bëhet matja e përformancës e gjithë drejtueseve që janë me angazhime në PL.

“Këto ndryshime nuk kanë lidhje me emrin e përveçëm të Monika Kryemadhit por ishte tendenca e disa mediave që donin ta çonin këtu  debatin. Është një qasje që do të reflektohet dhe në të ardhmen kur PL-ja të jetë në qeverisje.  Duhet të japim shembull duke u përmirësuar.  Ndaj dhe një pike tjetër është dhe shmangia e krahinalizmit duke mos promovuar njerëz vetëm për shkak të origjinës së tyre dhe të lihen pa promovimin e atyre që janë më të zot” nënvizoi ajo.

E kam thënë dhe diku tjetër dhe nuk dua të bëhem përsëritëse, deklaroi Caka, por ne jemi duke bërë katarsis dhe jo harakiri. Nuk vihet në diskutim kontributi i Ilir Metës, as i Monika Kryemadhit dhe e shumë njerëzve që janë aty prej vitesh.

“Çdo parti politike ka sondazhet e saj, ka eksperiencën dhe të dhënat krahasimore  dhe ato vijat e kuqe që kemi vendosur si koalicion opozitar në Reformën Zgjedhore0 do të ndikojnë dhe në rezultate e opozitës. Nuk është e pakt përpjekja për të zhbërë opozitarizmi në Shqipëri, qoftë nëpërmjet ndryshimit të ?Kodit Zgjedhor qoft përçarjes së PD-së dhe gjyqi për vulën, etj.

  

 

/rtsh.al/