RTSH 24 Live

Politikë

Logoja Kombëtare e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Rama: Do të përdoret në çdo dokument zyrtar

29/04/2024

 Logoja Kombëtare e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë,  Rama: Do të përdoret në çdo dokument zyrtar

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar fituesen e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Ejona Karkini është dizajner-arkitektja, puna e së cilës është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkurruesve.”, shkruan Rama.

Sakaq, kryeministri Rama shkruan se memoriali “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të përdoret si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në këtë përvjetor historik.

“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndroj kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në këtë përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve shpallur “Vitit Mbarëkombëtar i 80-Vjeorit të Çlirimit”, përfundon mesazhin e tij kreu i qeverisë.

 

/rtsh.al/