RTSH 24 Live

Politikë

Nesturi: Rama hapi garën brenda të vetëve

08/12/2023

Nesturi: Rama hapi garën brenda të vetëve

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së ka qenë mbrëmjen e së premtes tema qëndrore e emisionit ‘3D’ në RTSH, drejtuar nga Alban Dudushi.

Analisti, Plator Nesturi e përkufizoi këtë Kongres edhe një hapje gare brenda PS-së për në strukturat e reja drejtuese, apo edhe përsa i përket çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me ardhmërinë e kësaj force politike në disa nivele.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti se përveç çështjeve të drejtësisë, kemi edhe një shumicë e cila shfaq rolin e vet. Ky ishte fokusi: shteti ‘smart’ i Ramës, drejtësia, si dhe integrimi. Me tezat e reja, kemi të bëjmë edhe me një shoshje ndaj një elektorati të ri kur flet për shtetin ‘smart’. Ai synon të verë në lëvizje edhe strukturat e reja që të gjenerojnë ide, në kushtet ku duket se PS është një parti që duket se nuk ka kundërshtarë, si dhe do të ketë jetëgjatësi në pushtet. Pavarësisht atmosferës që ka aty, kemi të bëjmë edhe një hapje gare.”, tha Nesturi.  

/rtsh.al/