Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria ka arritur një rënie të ndjeshme të numrit të vrasjeve, duke treguar përmirësim të sigurisë në vend.
Megjithatë, Rama ka kritikuar mediat dhe politikën për shfrytëzimin e dy tragjedive duke manipuluar opinioni publik.
Duke përmendur vrasjen në Pogradec dhe tragjedinë e 14-vjeçarit para shkollës “Fan Noli”, Rama i ka cilësuar ato si "spektakle" që kanë shtuar konfuzion dhe keqinformim në media.
"Për mua, kjo është krim," tha Rama, duke i referuar pretendimeve për fshehje dhe manipulim të informacionit, si dhe shpikjen e versioneve të rreme për këto ngjarje.
“Nëse vrasjet bien vit pas viti, sot e mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. Po të shikoni grafikun e kemi nisur me mesatarisht 1 vrasje në 3 ditë dhe kemi ardhur duke e ulur. Jeta mediatike dhe politike ka nevojë për spektakël dhe këtë vit ka patur dy spektakle ku ishte pasqyra se si mund të manipulohet publiku. Spektakli pas vrasjes në Pogradec, ku kishte sajesa e skandale në aspektin e integritetit të shërbimit ndaj publikut duke filluar nga politikanët dhe pastaj kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër edhe më i shëmtuar është ai që u bë me 14-vjeçarin dhe me tragjedinë e asaj familje. Aty u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale në aspektin e detyrimeve ndaj publikut. Ti thuash publiku se varësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH-së dhe prandaj e kanë fshehur dhe për mua kjo është krim. Këto kanë qenë dy momente tragjike për dy jetë të humbura, por të neveritshme për dy të vdekur që u rivranë disa herë duke varrë të vërtetën e tyre”, tha Rama.
/rtsh.al/