RTSH 24 Live

Kosovë

Negociatat Kosovë-Serbi, Nurellari: Kushdo që s'është me Kurtin është armik, manifeston një mendim totalitar

20/03/2024

Negociatat Kosovë-Serbi, Nurellari: Kushdo që s'është me Kurtin është armik, manifeston një mendim totalitar

Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel në fund të shkurtit. Por, në atë takim, ku Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, nuk pati ndonjë rezultat. Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, ndërkaq ai i Serbisë është Petar Petkoviq.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë parasysh ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

Kosova ka thënë se çështja e dinarit është teknike dhe nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve. Ndërkaq, Serbia kërkon një zgjidhje politike për këtë çështje.

Kushdo që nuk është me Kurtin është armik,” kështu u shpreh anëtar i kryesisë së PDK-së Adri Nurellari, i cili ishte i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Gjithashtu anëtar i kryesisë së PDK-së u shpreh se Kurti ka instaluar një mentalitet totalitar ku ose je në resht dhe je tërësisht i bindur ose je armik. Gjithashtu Nurellari theksoi se po manifestohet në sjellët e tij duke pasur konflikt këdo.

Kushdo që nuk është me Kurtin, është armik, është një mentalitet totalitar që ka instaluar ku ose je në resht dhe je tërësisht i bindur ose je armik. Një mendim totalitar po manifestohet në sjellje sepse kemi parë që ka pasur edhe konflikt të madh edhe me sindikatat në Kosovë po përplaset edhe me opozitën, duke u përplasur me grupet e interesit të biznesit edhe me drejtësinë sa herë që ka marrë vendime ose veprime që janë lidhur me afera korruptive që janë lidhur me njerëzit të afërt  të Kurtit,” tha Adri Nurellari.

/rtsh.al/