RTSH 24 Live

Kulturë

Në Tiranë do të mbahet Java Kulturore Braziliane

18/06/2024

Në Tiranë do të mbahet Java Kulturore Braziliane

Nga data 21-29 qershor në Tiranë do të mbahet Java Kulturore Braziliane. 

Ajo do të çelet me Natën Poetike Braziliane, një përvojë e rrallë që ndërthur bukurinë e poezisë me tingujt e përkryer të pianos. Publiku do të ketë rastin të përjetojë frymën e letërsisë braziliane. Interpretimi do të jetë në dy gjuhë, shqip, portugalisht dhe do të marrë jetë nga publikues, përkthyes dhe pjesëtarë të komunitetit brazilian. Do të lexohen vepra nga autorë të njohur brazilianë si Hilda Hilst, Fernando Pessoa, novela “The Psychiatrist” nga Machado de Assis dhe vepra nga Miguel Torga.

Më 24 qershor do të mbahet koncerti i harqeve “Camerata Balcanica”. Camerata Balcanica bashkon artistë të rinj të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor. Një grup prej 10 muzikantësh të përbërë nga katër violina, dy viola, dy cello dhe një bas, do të performojnë disa pjesë muzikore të zgjedhura braziliane. Ky grup përbëhet nga artistë të rinj dhe të talentuar të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor, të cilët do të sjellin në skenë një përvojë të jashtëzakonshme muzikore.

Më 25 qershor, në kinema “Millenium” do të shfaqet filmi brazilian “Behind the Sun”. Filmi i vitit 2001  realizuar me regji të Walter Salles dhe frymëzuar nga “Prilli i Thyer” i Ismail Kadaresë, trajton jetën e një familjeje të varfër në Brazilin rural. 

/ rtsh.al /