RTSH 24 Live

Botë

Në skenë me uniformë të stilit nazist/ Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, nën hetim

26/05/2023

Në skenë me uniformë të stilit nazist/ Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, nën hetim

Policia e Berlinit ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për nxitje të urrejtjes ndaj bashkëthemeluesit e grupit Pink Floyd, Roger Watëres, i cili javën e shkuar u paraqit i veshur me një uniform të stilit nazist në skenën e e Mercedes Benz.

Po hetojmë bazuar mbi dyshimin e nxitjes së urrejtjes publike pasi veshja që Waters mbante në skenë mund të jetë përdorur për të lartësuar ose justifikuar sundimin nazist, duke trazuar kështu paqen publike.

“Veshja ishte e ngjashme me uniformën e një oficeri të skuadrave të mbrojtjes gjatë nazizmit”, u shpreh për agjencinë franceze të lajmeve AFP zëdhënësi i policisë së Berlinit. 

Waters njihet për qëndrimet e tij pro palestinëzeve ndërsa akuzohet se ka këndvështrime anti-hebreje. Në koncertet e tij, është përdorur dhe një tollumbace e madhe fryrë në formën e derrit mbi të cilin dukej ylli i Davidit.

Gjatë javëve të fundit, Waters ka përformuar në disa qytete gjermane në kuadër të turit të tij të quajtur Kjo nuk është një stërvitje.

Disa zyrtarë lokalë janë përpjekur të ndalin koncertet e shumëpërfolura por pa sukes.

Këngëtari i "Another Brick In The Wall" (një tjetër tullë në mur) mohon akuzat e antisemitizmit të ngritura ndaj tij, duke thënë se ai ka protestuar kundër policive izraelite dhe jo popullit hebre.

/RTSH/