RTSH 24 Live

Sociale

Në Shkumbin për pak freski, qytetarët elbasanas vijojnë traditën e vjetër

25/07/2024

Në Shkumbin për pak freski, qytetarët elbasanas vijojnë traditën e vjetër

Mes Elbasanit dhe Librazhdit, në fshatin Mirakë, mjaft elbasanas, kryesisht familjarë dhe  moshë e tretë, të organizuar në grupe kanë zgjedhur t’u  shpëtojnë temperaturave përvëluese duke u freskuar në ujërat e lumit Shkumbin.

Thonë se qëkur kanë qenë fëmijë pushojnë në këtë vend dhe një nga arsyet që e zgjedhin janë kushtet ekonomike.

Një lojë me domino, ajër i freskët, ushqime të marra nga shtëpia janë disa fragmente nga e përditshmëria e frekuentuesve të Shkumbinit.

Vija lumore e Shkumbinit ofron një peizazh mbresëlënës. Në një gjatësi prej 181 kilometra, lumi Shkumbin të ofron jo vetëm plazhin dhe freskinë e pyllit, por zona mund të përdoret edhe për peshkim.

/rtsh.al/