RTSH 24 Live

Ekonomi

Ndryshime në ligjin e startup-eve, nomadët digitalë më shumë lehtësi në Shqipëri

23/05/2023

Ndryshime në ligjin e startup-eve, nomadët digitalë më shumë lehtësi në Shqipëri

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në parlamentin shqiptar ka miratuar të martën ndryshime në ligjin e startup-eve.

Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Sipas saj falë këtyre ndryshimeve nomadët digjitalë do të jenë një hap më afër realitetit edhe në Shqipëri.

Ministrja tha se nomadët digitalë do të hyjnë më thjeshtë në Shqipëri dhe nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë për një vit.

Zonja Bilali citohet të ketë thënë se, “kjo paketë incentivuese ndaj punonjësve lëvizës digjitalë është një kontribut i shtuar për reformat e 
digjitalizimit në Shqipëri dhe vjen si bashkëkontribut me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Një mjedis i tillë favorizues e kthen Shqipërinë 
në një terren shumë tërheqës për këtë kategori ekspertësh digjitalë  që sa vjen e shtohet pas pandemisë.”

Të enjten pritet që miratimi i ligjit të kalojë në parlament.

/ rtsh.al /