RTSH 24 Live

Sociale

Ndotja nga mbetjet e ullinjve, banorët e Lushnjës në protestë, kërkojnë mbylljen e fabrikave

18/11/2023

Ndotja nga mbetjet e ullinjve, banorët e Lushnjës në protestë, kërkojnë mbylljen e fabrikave

Prej 5 vitesh në Lushnje banorët thithin aromat e rënda që lëshojnë në ajër disa fabrika të përpunimit të mbetjeve të ullirit.

Në Golem të Lushnjës operojnë 3 fabrika të tilla, nga të cilat vetëm njëra është e licensuar, ndërsa një e katërt kërkon lejen mjedisore për të hapur të njëjtin aktivitet.

Banorët, jo vetëm që kanë kundërshtuar hapjen e një fabrike të katërt, por kërkojnë mbylljen edhe të tri të tjerave. 

Përfaqësuesit e bashkisë Lushnje u kanë kërkuar  specialistëve të Mjedisit të bëhen dëgjesa të tjera me popullatën e zonës  dhe se nuk duhet lejuar  hapja e një tjetër fabrike që krijon ndotje.

Do ta marrim këtë kërkesë tuajën edhe si përfaqësues i komuniteti dhe do e përcjellim tyek institucioni jone qe eshte Agjencia Kombëtare e Mjedisit”, u tha banoreve Ervin Buzi, specialist i ARM

Ankesat e shumta për ndërtimin edhe të një tjetër fabrike të përpunimit të mbetjeve të ullirit në zonë ka sjellë mbylljen e aktivitetit të njërës prej tyre.

Këtu nuk prodhohet asnjë lloj lëndë, këtu nuk bëhet asnjë lloj përpunimi. Këtu bëhet vetëm procesi i tharjes se bërsisë së ullirit asgjë tjetër”, tha pronari i fabrikës Ervis Mustafa.

Përballë ankesave të banorëve, Agjencia rajonale e Mjedisit ka vënë disa gjoba, ndërsa aktiviteti i fabrikave ka vazhduar.

/RTSH/