RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Ndizet debat për gruan e Sinwar që mbante çantën Birkin prej 32.000 dollarësh

21/10/2024

Ndizet debat për gruan e Sinwar që mbante çantën Birkin prej 32.000 dollarësh

Një polemikë ka shpërthyer pas publikimit të imazheve që tregojnë gruan e ish-liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke mbajtur një çantë luksoze Hermès Birkin me vlerë 32.000 dollarë.

Imazhet, të datës 6 tetor 2023, u postuan në mediat sociale nga nënkoloneli Avichay Adraee, zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF).

Çanta në fjalë, që besohet të jetë një Hermès Birkin 25, është bërë një pikë qendrore zemërimi mes betejave të vazhdueshme humanitare në Gaza.

Zbulimi vjen vetëm disa ditë pasi kundëradmirali Daniel Hagari, një zëdhënës i IDF, publikoi pamjet që përshkruanin Sinwar dhe familjen e tij duke ikur përmes një tuneli vetëm disa orë përpara masakrës së 7 tetorit.

“Për orë të tëra, ata shkonin e vinin, duke mbledhur ushqime, një televizor dhe gjëra të tjera të nevojshme për një qëndrim të gjatë. Ai ishte i shqetësuar vetëm për mbijetesën e tij personale”, tha Hagari.

Imazhet kanë ngjallur një valë reagimesh në mediat sociale, ku përdoruesit shprehën indinjatën për kontrastin e fortë midis luksit të shfaqur dhe situatës së pasigurt të shumë banorëve të Gazës.

Një përdorues tha me sarkazëm: "Nuk e dija që njerëzit në burgjet e hapura përdornin çanta Birkin", duke përmbledhur ndjenjat e shumë njerëzve që e shohin çantën si një simbol të pasurisë në mes të varfërisë së përhapur.

Postimi i Adraee nxiti më tej polemika, duke thënë: "Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim shumë shembuj të dashurisë së veçantë të Jahja Sinwar dhe gruas së tij për paratë."

Ai ngriti gjithashtu pyetjen provokuese nëse gruaja e Sinwarit hyri në tunel duke mbajtur çantën e shtrenjtë, duke sugjeruar një shkëputje midis udhëheqjes së Hamasit dhe betejave të përditshme të popullit palestinez.

Para eliminimit të tij, Sinwar thuhet se pasuria e tij kishte një vlerë rreth 3 miliardë dollarë.

Ky sfond financiar ka intensifikuar diskutimet rreth pabarazisë midis pasurisë së udhëheqësve të Hamasit dhe vështirësive ekonomike me të cilat përballet popullsia në Gaza.

/rtsh.al/