I.
Shkollë gjatë pandemisë...
Edhe pa pandeminë, arsimi në Shqipëri nuk i ka të lehta sfidat. Me covid 19 sfidat janë shumëfishuar. Arsimi lartë ka nisur mësimin on -line.
Pas protestave që çuan në Paktin për Universitetin, studentët protestuan sërish javën e shkuar. Më shumë se për vendimin për të zhvilluar mësimin në distancë, studentët protestuan të revoltuar ngaqë u kapën në befasi. Njoftimi u bë vetëm 48 orë para nisjes së mësimit, ndërkohë që një pjesë e studentëve i kishin kryer shpenzimet për qëndrimin, në kryeyqytet.
Semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 u mbyll duke zhvilluar leksionet on line, por jo të gjithë studentët patën mundësi ta ndjekin dhe ende nuk ka një analizë për dobitë dhe mangësitë.
Pakti për Universitetin për qeverinë mbetet prioritet, por edhe pas dy vitesh jo të gjithë kërkesat janë adresuar.
Sfidat mbeten edhe për arsimin parauniversitar. Riparimii pasojave të covid-it dhe tërmetit të vitit kaluar mbetet një sfidë e vështirë. Nëntori është dhe muaji që do të testojë premtimin se se do të nisë mësimi në godinat e reja që janë në ndërtim e sipër.
Me përkeqësimin e situatës së pandemisë pyetja: a do të ketë rikthim te mësimi on line mbetet në mendjen e gjithkujt.
Me rritjen e numrit të rasteve të të infektuarëve te mësuesit dhe nxënësit - a mjaftojnë 1000 mësues zëvëndësues për ecurinë normale të mësimit.
Çfarë mësimesh janë nxjerrë deri më tani nga rrugët alternative të mësimit on line apo përmes RTSH shkolla. A jemi të përgatitur për më të keqen?
Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve sonte do të jetë në emisionin Përballë , ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Evis Kushi.
Si po e përballon emergjencën urgjenca kombëtare? I ftuar drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
II.
Vaksina e re dhe masat e reja
Dje ka patur një lajm të madh, të rëndësishëm dhe mjaft të mirë lidhur me koronavirusin, një lajm që sinjalizon dritë në fundin e tunelit ku ndodhet bota prej 9 muajsh. Kompania Pfizer njofoi se vaksina që pritet të dalë së shpejti është efektive më shumë se 90%. Lajmi pati ndikim në bursat në gjithë globin më shumë se edhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara
Duhet thënë se deri në mbërritjen e vaksinës, pas aprovimit të shpejtë, prodhimit dhe shpërndarjes janë përpara javë dhe muaj. Javë dhe muaj kritikë për shëndetin dhe ekonominë e vendit.
Pamjet ku të sëmurët në Tiranë marrin shërbimin në autoambulancë në pritje të lirimit të vendeve bosh në spitalet covid janë diskutuar gjatë dhe nëse vijohet me këtë ritëm infeksionesh, ato janë thjesht maja e ajsbergut që kemi përpara.
Dje në Shqipëri, në një përpjekje për të ulur numrin e të infektuarëve komiteti ekspertëve njoftoi masa të reja shtrëngues. Masa që për dikë mund të jenë të duhurat, për dikë tjetër mund të jenë të vonuara.
Po çfarë pritet nga masat e reja? Do të bëhet më keq para se të nisë të bëhet më mirë, apo do të vijojmë të ecim në terrene të panjohura. çfarë po mësojmë nga vendet fqinjë si Italia?
Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve sonte në #Përballë është drejtori i shërbimit të urgjencës dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve për pandeminë, dr. Skënder Brataj.
Ndiqeni
Ora 21.05, RTSH 1