RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndërrimi i viteve me mot të qëndrueshëm, 1 Janari nis me diell temperatura të larta

31/12/2022

Ndërrimi i viteve me mot të qëndrueshëm, 1 Janari nis me diell temperatura të larta
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Anticikloni afrikan vijon të jetë në maksimumin e tij në Mesdheun qëndror prandaj dita e fundit  e vitit dhe nata e Vitit të Ri 2023 tashmë do të jetë me diell temperatura të larta në vendin tonë. 

E Shtunë, data 31 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me mjegull të dendur në mëngjes dhe vranësira, gjatë ditës do të jetë me diell. Era do të jetë me drjetim Veri - Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      1/14°C
Zona e ulët         0/20°C
Zona bregdetare 10/19°C

Kosova, e Shtunë data 31 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me mjegull të ngrirë dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 0°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 11°C - 14°C .

E Diel, data 01 Janar 2023

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira  të pakta. Era do të jetë me drjetim Veri - Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      1/15°C
Zona e ulët         3/22°C
Zona bregdetare 12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari