RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndahet nga jeta Rudina Dervishi, gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës

16/09/2023

Ndahet nga jeta Rudina Dervishi, gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" në Zërin e Amerikës është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Ajo lë pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Presidenti, Bajram Begaj, ka shprehuar ngushëllimet për humbjen nga jeta të gazetares. Rudina Dervishi. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se gjatë karrierës, gazetarja u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

"Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të 'Zëri i Amerikës', znj. Rudina Dervishi.

Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit 'Ditari'", shprehet me keqardhje presidenti Begaj.

/rtsh.al/