RTSH 24 Live

Politikë

Muralja në godinën e RTSH-së për Vaçe Zelën, Rama: Përjetësim për këngëtaren e madhe shqiptare

11/09/2024

Muralja në godinën e RTSH-së për Vaçe Zelën, Rama: Përjetësim për këngëtaren e madhe shqiptare

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka sjellë në vëmendje një murale të veçantë që po krijohet në godinën e Radio Televizionit Shqiptar në kujtim të këngëtares së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë më 6 shkurt 2014. Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga puna për krijimin e murales nga artisti, Maximiliano Debasko.

“Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet kengëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela”, shkruan kryeministri.

Artisti Maximiliano Debasko ka realizuar në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare. Iniciativa për këtë murale vjen në kuadër të “Mural Fest Tirana”, një projekt nën drejtimin e artistit të njohur Helidon Haliti.

/rtsh.al/