RTSH 24 Live

Kulturë

Mozaiku i një ditë karnavalesh - Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në Shkodër

18/02/2025

Mozaiku i një ditë karnavalesh - Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në Shkodër

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë prej vitit 1861. Fëmijët dhe të rinjtë janë pjesë e programit festiv me shfaqjet artistike duke përfaqësuar shkollat e tyre e duke prodhuar atmosferën e duhur për të pranishmit në shesh.

Ishte një performancë shumë interesante kemi filluar për të bërë diçka ndryshe dhe kemi zgjedhur vallen arbëreshe”, u shpreh një prej pjesëmarrësve.

Në një nga hapësirat e pedonales, nuk mungon as panairi i produkteve artizanale. Maskat janë elementi kryesor i festës së Karnavaleve. Duke qenë të tilla, në mjediset e QKF “Kujtim Alija”, fëmijët po mësojnë se si t’i realizojnë ato në mënyrë artizanale.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/