Shfaqja me kukulla “Vajza e Luleve” rikthehet për vogëlushët e Korçës, duke sjellë një botë plot fantazi dhe mesazhe të rëndësishme edukative.
E përshtatur dhe e vënë në skenë nga regjisorja Shegushe Bebeti, kjo shfaqje jo vetëm i argëton fëmijët, por edhe i mëson vlera të rëndësishme përmes një rrëfimi tërheqës.
Interesi i vogëlushëve për të ndjekur këtë shfaqje ka qenë i madh. Një pjesë e tyre vinin për herë të parë, por shumë të tjerë kanë ndjekur çdo shfaqje që është vënë në skenë.
“Vajza e Luleve” do të vijojë të emocionojë të vegjlit edhe ditën e diel, duke u dhuruar atyre momente të paharrueshme dhe një përvojë unike artistike.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/