RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti– Vranësira dhe reshje shiu me stuhi të izoluara në veriperëndim, temperaturat do jenë në rënie

25/02/2024

Moti– Vranësira dhe reshje shiu me stuhi të izoluara në veriperëndim, temperaturat do jenë në rënie

Gadishulli I Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu në  territorin e Shqipërisë.

E Diel, 25 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     6/14°C

- Zonat e ulëta      10/18°C

- Zonat bregdetare 12/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 25 Shkurt 2024 do të ketë vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –10°C në mëngjes deri në  12°C – 15°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë, 26 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, vranësira mesatare dhe reshje shiu lokale në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     5/16°C

- Zonat e ulëta      8/19°C

- Zonat bregdetare 12/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/