Ditën e sotme (8 janar) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar gjatë orëve të para të ditës, ndërsa në veriperëndim stuhi afatshkurtra.
Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/s, ndërsa ne lugina dhe bregdet 15m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat:
Në zonat malore: 5 deri 13°C;
Në zonat e ulëta: 6 deri 18°C;
Në bregdet: 10 deri 18°C.
/RTSH/