Moti me shira pritet të vijë sërish në Shqipëri. IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit të ketë reshje intensive shiu. Sipas tyre intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, paralajmëron me këtë rast bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur. Ajo lajmëron nevojën e intensifikimit e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore. Agjensia bën të ditur se këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të kaskadës së HEC-eve mbi Drin.
Aktualitet
Moti me shi pritet të mbërrijë në Shqipëri
19/01/2021
![Moti me shi pritet të mbërrijë në Shqipëri](https://rtsh24.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2021/01/9faee0a2cb7948f5a2de219993a12623.jpg)