Ditën e sotme vendi ynë u ndikua nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti ishte i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
Në zonat malore -3 deri 12°C
Në zonat e ulëta 0 deri 19°C
Në bregdet 8 deri 19°C
/rtsh.al/