Një operacion është zhvilluar gjatë natës nga policia e Gjirokastrës me qëllim goditjen e një rrjeti shpërndarjeje lëndësh narkotike.
9 persona pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës.
Identitetet i personave të vënë në pranga ende nuk dihen.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
Hetimet për kishin nisur 6 muaj më parë por operacioni është finalizuar gjatë natës me ekzekutimin e urdhër-arresteve në banesat e tyre.
Sipas informacioneve, policia ka sekuestruar edhe sasi lëndësh narkotike dhe prova të tjera në ngarkim të 9 të arrestuarve.
/rtsh.al/