RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq vështirëson situatë në Durrës dhe Vlorë

23/01/2021

Moti i keq vështirëson situatë në Durrës dhe Vlorë

 

Rajoni i Durrësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë natës dhe ditës së shtunë. Aktualisht nuk janë shkaktuar përmbytje dhe qarkullimi i automjeteve është pa probleme. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se stafet e emergjencave civile janë më terren duke monitoruar situatën për çdo skenar të mundshëm që mund të dalë nëse do të ketë përmbytje. 
Burime nga autoriteti portual bëjnë të ditur se mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur në kohë dy tragetet që janë nisur mbrëmjen e së premtes nga porti i Barit. Lundrimi është vështirësuar që nga pasditja e së premtes, pasi deti karakterizohet nga dallgë dhe erë e fortë.  
Ndërkohë në Vlorë janë pezulluar lundrimet e anijeve të pasagjerëve, po kështu  dhe lundrimi i të gjitha mjetet e vogla dhe atyre të peshkimit. Ne baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike per 48oret e ardhshme ne portin e Vlores era brenda gjirit të Vlorës  do ketë një shpejtësi 10-15m/s, e forcë  5-6 ballë, ndërsa jashtë shpejtësia e erës parashikohet 15-25 m/s dhe forca 6-7 ballë. Përmirësim i motit që mund të lejojë dhe lundrimin parashikohet për të marten, më datë 26.