RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

07/01/2025

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Kapitaneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit për ditën e sotme, për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit dhe dallgëzimit në det.

Dallgët në Gjirin e Vlorës arrin deri në 2 metra, ndërsa anijeve lundruese u është kërkuar të merren masa për t’u ankoruar në port.

“Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 08:00 datë 07.01.2024.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Kapitanerisë së Portit të Vlorës. 

Ndalimi i lundrimit në det do të jetë i vlefshëm deri në orën 10.00 të datës 8 janar, ku pritet të ketë një përmirësim të kushteve të motit.

Lidhur me anijet e transportit ndërkombëtar detar, puna do të operojë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

/rtsh.al/