RTSH 24 Live

Aktualitet

Media irlandeze: Shqipëria një prej destinacioneve më të mira për pushime gjatë 2025-ës

21 orë para

Media irlandeze: Shqipëria një prej destinacioneve më të mira për pushime gjatë 2025-ës

Një vit i ri, premton fillime të reja, qofshin këto edhe për udhëtime në destinacione të përballueshme nga kushdo.  

Një destinacion i tillë me pak shpenzime, është pikërisht Shqipëria. Kështu shkruan në artikullin e saj Sarah Marshall në “The Irish News”.

Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra të ndezura, është e lehtë që Shqipëria të ngatërrohet me fqinjin e saj përtej Adriatikut.

Por krahasuar me Italinë, nënvizon artikulli, plazhet janë më të qeta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

“Mësoni për të kaluarën përmes arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit të Tiranës, shtigje ecjeje në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe pushoni në plazhet e arta të rivierës shqiptare”, thuhet në artikull.

Një udhëtim tetë-ditor kushton nga 911 paund për person, duke përjashtuar fluturimet.

/rtsh.al/