RTSH 24 Live

Aktualitet

Hiqet tumori përmes vetullës në QSUT, ndërhyrje mini-invazive pa shenja

18 orë para

Hiqet tumori përmes vetullës në QSUT, ndërhyrje mini-invazive pa shenja

Një ndërhyrje kirurgjikale e avancuar, realizuar përmes teknikës mini-invazive, ka mundësuar heqjen e plotë të një tumori 3 cm në tru përmes vetullës. Rasti ka rezultuar me sukses te pacientja 34-vjeçare.

Tumori ishte ngjitur me nervat e nuhatjes dhe të shikimit, ku përmes përdorimit të metodës mini-invazive përmes një hapjeje të vogël në vetull ka mundësuar heqjen e tumorit pa prerje të mëdha në kokë dhe pa lënë shenja pas operacionit.

Pas operacionit, pacientja është rikuperuar plotësisht dhe gëzon shëndet të plotë. Ky operacion u zhvillua me sukses në QSUT nga ekipi i neurokirurgëve, Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona.

Ky sukses tregon përparimin e mjekësisë moderne dhe mundësitë që ofron teknologjia për të trajtuar tumoret e trurit në mënyrë të sigurt dhe me rrezik minimal.

/rtsh.al/