RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat me rënie

12/02/2024

Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat me rënie

Shtjella ciklonike po zhvendoset drejt Europës Juglindore duke ia lenë vendin presionit të lartë atmosferik në Europën Perëndimore ku presim stabilitet të motin në ditët në vijm.

E Hënë, 12 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar, reshje bore në verilindje. Në mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     3/10°C

- Zonat e ulëta       8/15°C

- Zonat bregdetare 11/15°C

Kosovë

Kosova për dt. 12 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –6°C në mëngjes deri në  9°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 13 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira me reshje shiu me dhe bore të izoluara në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    2/10°C

- Zonat e ulëta      6/15°C

- Zonat bregdetare 8/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari