RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

4 orë para

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Ditën e sotme (13 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me reshje shiu prej orëve të para të 24-orëshit e gjatë gjithë ditës por me ndërprerje.

Reshjet priten me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në formë shtrëngatash ndërsa në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900 metër parashikohet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 15m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -1 deri 8°C;                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta 2 deri 16°C;                                                                                                                                                                

Dhe në bregdet  5 deri 15°C.

/rtsh.al/