Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet priten me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa ne lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 8 deri 17°C;
Në zonat e ulëta 12 deri 26°C;
Dhe në bregdet 14 deri 25°C.
/RTSH/