RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe me vranësira mesatare

10/06/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe me vranësira mesatare

Anticikloni subtropikal tashmë po ndikon Europën juglindore duke sjellë temperatura të larta në vendin tonë.

E Hënë 10 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare , mjegull në bregdet. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15--20  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5  me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      15/34°C

- Zonat e ulëta       17/37°C

- Zonat bregdetare 19/33°C

Kosova për dt. 10 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 30°C –31°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 11 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3  me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      16/32°C

- Zonat e ulëta       18/35°C

- Zonat bregdetare 20/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari