RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti – Dita e sotme do të dominohet nga vranësirat në të gjithë vendin

19/09/2023

Moti – Dita e sotme do të dominohet nga vranësirat në të gjithë vendin

Presioni i lartë vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Mesdheun qendror dukr mbajtur temperatura të larta mbi normën e periudhës.

Martë, 19 Shtator 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore, kthjellime do të kemi gjatë mbrëmjes. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 15/31°C
  • Zonat e ulëta 17/34°C
  • Zonat bregdetare 21/33°C

Kosovë

Kosova për dt. 19 Shtator 2023 do të ketë mot me  vranësira mesatare dhe reshje shiu me rrebeshe. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes deri në 24 -30°C gradë Celcius në mesditë.

Mërkurë, 20 Shtator 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 14/31°C
  • Zonat e ulëta 16/35°C
  • Zonat bregdetare 21/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari