RTSH 24 Live

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu e stuhi në veriperëndim dhe temperatura të larta

08/12/2022

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu e stuhi në veriperëndim dhe temperatura të larta
Meteorologe - Rezarta Xhakollari

Qëndra me presion të ulët e pozicionuar në Adriatik do të afrohet drejt vendit tonë ku priten rreshje shiu dhe stuhi në veriperëndim gjatë ditës së sotme.

E Enjte, data 08 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore , jugperëndimore. pasdite.  Era do të jetë me drjetim Jug  me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/11°C
Zona e ulët         8/19°C
Zona bregdetare 12/18°C

Kosova, e Enjte  data 08 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 11°C -13°C .

E Premte, data 09 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore .  Zona e ulët dhe juglindja do të jetë me e qëndrueshme. Era do të jetë me drjetim Jug  me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/14°C
Zona e ulët         8/22°C
Zona bregdetare 12/21°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari