RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Mosrespektimi i vullnetit të votuesve, Ali Ahmeti angazhon ekip ndërkombëtar me në krye autorin e Marrëveshjes së Ohrit

16/07/2024

Mosrespektimi i vullnetit të votuesve, Ali Ahmeti angazhon ekip ndërkombëtar me në krye autorin e Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka angazhuar një ekip ndërkombëtar, përmes të cilit do të kërkojë zgjidhje për mosrespektimin e vullnetit të votuesve në zgjedhjet pasi “Fronti Evropian” ka fituar katër deputet më shumë se sa koalicioni “VLEN” (18-14).

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar në rrjetet sociale duke u shprehur se, “edhe pse ka fituar votën e zgjedhësëve shqiptar, si komuniteti i dytë më i madh në vend, nuk është përfshirë në parimin e fituesit me fituesin (te kampi shqiptar dhe ai maqedonas).

“Kryetari Ahmeti paralajmëroi një sërë aktivitetesh për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit etnik që buron nga fryma e МO-së, për rrjedhojë, ai ka angazhuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga Paul Ëilliams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.”

Sipas tij, “ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se esenca e Marrëveshjes së Ohrit është të parandalojë sundimin e shumicës (majorizimin) mbi komunitetin e dytë më të madh ne vend, duke promovuar kështu një demokraci të vërtetë multietnike dhe konsensuale”.

 

/rtsh.al/