RTSH 24 Live

Botë

Moska publikon emrat e 8 zyrtarëve që u ndalohet të hyjnë në Rusi

17/04/2021

Moska publikon emrat e 8 zyrtarëve që u ndalohet të hyjnë në Rusi


Moska njoftoi se do të ndalojë hyrjen në Rusi të tetë zyrtarëve të lartë të administratës aktuale si dhe administratave të mëparshme amerikane. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse përmendej emri i Drejtorit të FBI-së Christopher Ëray, Drejtoreshës së Zbulimit Kombëtar Avril Haines, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland   dhe Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas. Në listën e sanksioneve përfshihej gjithashtu edhe Drejtori i Byrosë Federale të Burgjeve Michael Carvajal Drejtoresha e Këshillit për Politikën e Brendshme Susan Rice, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe ish-kreu i CIA-s Robert James Ëoolsey. Më herët Moska njoftoi se do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë një serie sanksionesh të reja amerikane. Rusia tha se do të ndërmarrë edhe hapa të tjera hakmarrëse, në një përballje të tensionuar me Uashingtonin. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha gjithashtu se Moska do të marrë masa për të kufizuar dhe ndaluar aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane nga ndërhyrja në politikën e Rusisë. Ai tha se Kremlini sugjeron që ambasadori amerikan John Sullivan të ndjekë shembullin e homologut të tij rus dhe të kthehet në SHBA për konsultime.