RTSH 24 Live

Botë

Rrëzohet dënimi i Weinstein në Nju Jork, Gjykata e Apelit urdhëron mbajtjen e një procesi të ri gjyqësor ndaj producentit të Hollivudit

25/04/2024

Rrëzohet dënimi i Weinstein në Nju Jork, Gjykata e Apelit urdhëron mbajtjen e një procesi të ri gjyqësor ndaj producentit të Hollivudit

Gjykata e Apelit të Nju Jorkut rrëzoi të enjten dënimin për krime seksuale ndaj producentit të Hollidvudit Harvey Ëeinstein, duke urdhëruar mbajtjen e një procesi të ri gjyqësor.

Dalim në përfundimin e gjykata që gjykoi çështjen më parë ka vepruar gabim duke pranuar dëshmi të akteve të mëparshme të pretenduara seksuale ndaj personave që nuk janë paditësit e krimeve, dëshmi që nuk I shërbyen ndonjë qëllimi material dhe e vunë të pandehurin në një mjedis tejet paragjykues, shkruhet në vendimin e gjykatës së apelit. 

Weinstein, 72 vjeç, po vuan dënimin në burg të Nju Jorkut, ndërkohë që vitin e shkuar ai u dënua në Los Angeles me 16 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual.  Në Nju Jork, producenti i Hollivudit u dënua në vitin 2020 për akt seksual kriminal të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë, akuza për të cilat u dënua me 23 vite burg.  Akuzat u bazuan në dëshmitë e Miriam Hale dhe Jessica Men.

Përveç tyre, dëshmuan edhe tre gratë të tjera, për të cilat ai nuk u dënua, por  që sipas mediave përmes tyre prokurorët u përpoqën të tregonin se Weinstein ishte një person sjellja e të cilit karakterizohej nga abuzimi ndaj të tjerëve.

/rtsh/